Te gjithe ne proteste
Erion Brace, deputet socialist tha dje se shqiptaret duhet te marrin masivisht pjese ne protesta kunder qeverise se ciles raportet nderkombetare po ia nxjerrin perdite ne drite deshtimet.
“Pas raportit te Transparency International” dje Instituti Evropian i Statistikave Eurosat publikoi treguesit real te standardit te jeteses ne Shqiperi. Sipas agjencise zyrtare te statistikave te BE-se, Shqiperia renditet si vendi me i varfer ne Evrope. Shqiptaret kane te ardhurat me te vogla ne Evrope”, tha Brace i cili shtoi se “Shqiperia dhe shqiptaret kane pare gjate ketyre 2 muajve vetem raporte negative vleresuese per gjendje ne te cilen ndodhet vendi. Shqiperia dhe shqiptaret po gjunjezohen moralisht, nga korrupsion dhe nga varferia. Sot ne kete vend ka me shume frike se shprese, sot ne kemi qeverine me te korruptuar ne histori, e cila per “ndershmerine” e saj, sot konkurron vetem me Kamboxhian edhe me Kamerunin”. Ka ardhur momenti qe gjithe shqiptaret te kundershtojne kete Shqiperi. Zoti Brace i ftoi diten e premte ne daten 21, qe te gjithe qytetaret qe te protestojne kunder qeverise dhe te kerkojne sic tha ai “medoemos ndryshim me cdo kusht perballe qeverise se Sali Berishes”.