E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presim te punoni

Me ane te nje njoftimi te shperndare dje per shtypin, Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi mirepriti shtyrjen e mandatit te Komisionit te Posacem parlamentar per Reformen Zgjedhore dhe nxiti partite politike te punojne se bashku per te cuar perpara reformen zgjedhore ne vend.
“Prezenca e OSBE-se e sheh me keqardhje faktin qe deri tani nuk eshte arritur asnje rezultat konkret ne reformen zgjedhore”, tha Ambasadori Robert Bosch, kre i Prezences se OSBE-se.
“Ne presim qe, pa humbur me teper kohe, te gjitha partite politike te perfshihen e te kryejne te gjitha ndryshimet ligjore ne perputhje me angazhimet e Shqiperise si anetare e OSBE-se, dhe rekomandimet e Raportit Perfundimtar te Misionit te Vezhgimit te OSBE/ODIHR-it si dhe me analizat ligjore te perbashketa te pergatitura me Komisionin e Venecias te Keshillit te Evropes te viteve 2004 e 2007, si dhe standardet e tjera nderkombetare per mbajtjen e zgjedhjeve demokratike”.
“Ne presim te shohim qe autoritetet shqiptare te paraqesin permiresime te metejshme ne legjislacionin zgjedhor ne nje menyre perfshirese dhe transparente”, tha ai duke shtuar se OSBE-ja qendron e gatshme te kontribuoje ne procesin e reformes zgjedhore duke lehtesuar dhe ofruar ekspertize sipas kerkesave.
Zbatimi i reformes zgjedhore ne perputhje me standardet nderkombetare eshte nje parakusht per integrimin e Shqiperise ne strukturat Euro-Atlantike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›