E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’e duam gjermanin

Ergys GJENCAJ
Cfare sistemi elektoral do te perdore Shqiperia? Nje debat qe duhej te kishte marre pergjigje qe me 1991, po zhvillohet vetem se fundi ne radhet e klases politike ne vend. Partite, sidomos ato te vogla, duken te ndara dhe te paqendrueshme ne pikepamjet e tyre. Partia “LSI” duket se ka ndryshuar mendim rreth sistemit proporcional te individualizuar, te cilin e mbeshteti ne mbledhjen qe u be me perfaqesues te te gjitha partive te vogla parlamentare, te djathta dhe te majta. Ne kete mbledhje, zhvilluar pak kohe me pare, te gjithe dolen me qendrimin pro sistemit proporcional te individualizuar, sikunder perdoret ne Gjermani. Nderkohe, Partia Socialdemokrate dhe Aleanca Demokratike mbeten ne mbeshtetje te kesaj teze.
Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, ka deklaruar dje se partia e tij eshte per nje sistem proporcional te paster. Sipas tij, nje sistem i tille zgjidh ceshtje thelbesore te perfaqesimit politik, si ate te votes se emigranteve dhe nje perfaqesim me te gjere te grave dhe eliminon fenomenin e “Dushkut”. Ai tha se LSI-ja mbetet e hapur per sisteme te tjera, por se parapelqen ate proporcional te paster. “Sistemi proporcional i paster do te rrise cilesine e Parlamentit dhe te berjes se ligjeve. Megjithate, LSI-ja thekson se ceshtja e sistemit zgjedhor eshte produkt i nje konsensusi sa me te gjere, i cili nuk duhet te vonoje dhe qe duhet te vere ne themel te tij interesat e vendit dhe qendrueshmerise se tij perpara interesave te ngushta partiake dhe personale”, theksoi zyrtari i larte i kesaj partie. Nderkohe, nenkryetari i PSD-se, Engjell Bejtja, tha se ende nuk ka nje qendrim te zyrtarizuar te partive te majta per sistemin zgjedhor. Por ai theksoi se formacioni politik qe perfaqeson, simpatizon proporcionalin e individualizuar. “Eshte nje sistem proporcional, madje proporcional gati i paster. Pervecse krijon pershtypjen e nje mazhoritari, perseri ai eshte teresisht i korrektueshem ne planin proporcional”, deklaroi ai. Duke mbeshtetur kete sistem, Bejtaj thote se, “per mentalitetin shqiptar, elektorati ka ende nevoje te kete nje reference per sa i takon nje zone te caktuar, ku votuesit duan te dine se kush do te jete deputeti i tyre. Kete mundesi proporcionali i paster nuk e krijon, kurse ai gjerman po”. Ndersa kryetari i PAD-se, Neritan Ceka, shprehet se sistemi elektoral i zgjedhur nga partite e vogla eshte nje sistem i paster proporcional, ndersa modeli eshte nje proporcional i personalizuar. Sipas tij, “cdo parti merr aq vende ne Parlament sa vota ka, dhe nga ana tjeter njehsohet vota e subjektit me voten e kandidatit. Pra, nuk ka asnje mundesi te behet “Dushku”, nderkohe qe te gjitha partite futen ne gare pa aleate dhe aleancat behen pas zgjedhjeve”.
Nderkohe, Fatmir Mediu, kryetar i Partise Republikane, aleate ne qeverisjen e vendit me PD-ne, mendon se problemi i reformes zgjedhore nuk qendron tek sistemi, por tek vete organizimi politik i partive politike. “Ka shume parti qe jane organizuar jo mbi ide, por mbi interesa individuale, qe degjenerojne si ne rolin e mazhorances, ashtu edhe te opozites. Ne kemi qene nga te paret qe kemi mbeshtetur nje sistem proporcional, por nje sistem qe nuk do te krijonte nje autoritet politik qe do te vendoste, por nje kompeticion te shendetshem qe te zgjidhen ata njerez qe duhen”, ka deklaruar Mediu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›