Mediu prezanton kandidatin e PR-së për Zonën Nr. 49 në Tiranë
Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, ishte dje në takimin për prezantimin e kandidatit për deputet për Zonën Administrative Zgjedhore Nr. 49 në Tiranë. Në këtë takim ishin të pranishëm anëtarë të Kryesisë së kësaj force si dhe simpatizantë të saj. Gjatë fjalës së tij Mediu tha se prioritet të madh gjatë mandatit të dytë qeverisës një vëmendje edhe më të madhe do të marrë arsimimi dhe edukimi i të fëmijëve dhe të rinjve. Duke theksuar se brezi që po rritet është brezi që do të bëjë të ardhmen dhe historinë e Shqipërisë Mediu tha se të gjithë të rinjve duhet t’u jepen mundësitë më të mira për t’u arsimuar në shkolla të forta dhe t’u jepet edukimi më i mirë i mundshëm. Më tej kreu republikan shprehu bindjen se shqiptarët, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 qershorit, do t’i japin një mandat të dytë koalicionit të djathtë. Kandidatët për deputetë për Partinë Republikane për Zonën Administrative Zgjedhore Nr. 49 janë Ingrid Mingomata dhe z. Genci Çiçi.
29 Maj 2009