Mediu prezanton plan-veprimin për pastrimin e Patos-Marinzës
studimi të kryer, industria e naftës në këtë zonë nuk është menaxhuar sipas standardeve mjedisore, duke e renditur atë në vatrat më të nxehta të ndotura, të cilat kanë nevojë për ndërhyrje urgjente. Vetëm në tokë gjenden 1480 pellgje me mbeturina nafte, të cilat ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit te banorëve të zonës, pa llogaritur më pas ndotjen e ajrit dhe të ujërave. Sipas Planit të Veprimit do të ndërhyhet në tre pika. Pika e parë sipas ministrit Mediu, është veprimi i industrisë për reduktimin e ndotjes, ndërhyrjet mjedisore që synojnë mos transferimin e ndotjes si dhe masa shëndetësore që shmangin ndikimin negativ në shëndetin e banorëve. Faza e parë ka të bëjë me reduktimin e ndikimit të industrisë në mjedis dhe shëndet, në një periudhë tre vjeçare dhe faza e dytë ka të bëjë me masa afatgjata si edukimi mjedisor i banorëve. Gjithashtu sipas planit veprimit për këtë zonë një rëndësi e veçantë do ti jepet edhe restaurimit të peizazhit dhe përmirësimit të menaxhimit të mbetjeve.
Kombet e Bashkuara, fond për punësimin e 48 mijë të rinjve në shtet
Nxitja e punësimit për të rinjve, pritet të bëhet nëpërmjet lidhjes më të drejtpërdrejtë me këtë treg dhe mbështetjes që mund të jepet përmes mekanizmave financues të decentralizuar, si fondet rajonalë të punësimit. Zëvendësministri i Punës, Kastriot Sulka, u shpreh ditën e djeshme në një konferencë, për punësimin e të rinjve ku u prezantua edhe fondi i dhënë nga Kombet e Bashkuara, për punësimin e 48 mijë të rinjve në organet shtetërore. Për herë të parë do të krijohet një fond rajonal për punësimin ku do të jenë partner organizma shtetëror dhe privatë. Nëpërmjet këtij projekti, të rinjtë shqiptarë mund të ndihmohen në kapërcimin e disavantazheve me të cilat ata përballen aktualisht në tregun e punës. Megjithatë dikasteri i Punës nuk disponon statistika se sa është numri i të rinjve, të papunë në vend. 48 mijë të rinj pritet të punësohen në administratë shtetërore dhe biznese të ndryshme në një hark kohor prej 3 vjetësh. Program i Kombeve të Bashkuara për Punësimin dhe Migrimin e të rinjve i financuar nga qeveria spanjolle kanë ngritur një fond rajonal që do të shërbejë për të punësuar të rinjtë. Kontingjenti që pritet të punësohet fillimisht është vetëm 10% e të rinjve që figurojnë si të papunë në zyrat e punësimit. Në një tryezë të përbashkët të gjithë aktorët e këtij program pilot që ka nisur fillimisht në Qarkun e Shkodrës dhe të Kukësit, prezantuan hapat e njëpasnjëshëm që do të ndiqen për të arritur synimin final, që është punësimi të gjithë të rinjve brenda vendit.