E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu takime në Berat

Berat - Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi nga Berati se,” më 28 qershor do të shkojmë të votojmë për projektet tona, për vijimin e tyre, për ëndrrat tona, për fëmijët dhe familjen tonë të madhe shqiptare”. Duke u ndalur te investimet e legjislaturës 2005-2009, Mediu tha se, “gjatë mandatit tonë të parë ne investuam në infrastrukturë për ta bërë Shqipërinë më afër shqiptarëve ashtu si realizuam projekte të mëdha si rruga Durrës-Kukës e cila mbart vlera të mëdha shpirtërore dhe do të jetë arterie e rëndësishme e ekonomisë së shqiptarëve”.

“Investuam në arsim, shëndetësi, energjitikë dhe ekonomi sepse kishim dhe kemi bindjen se shqiptarët meritojnë më të mirën, dhe se politika duhet të bëj atë çfarë është më e mirë për ta, të mbrojë interesat dhe të ketë të njëjtat prioritete me ta”. përfundoi kreu republikan Fatmir Mediu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›