“Qeveria Berisha më e suksesshmja prej vitit 1939”
15/06/2009 Princi Leka II
Princi Leka II-të, gjatë një takimi elektoral në qytetin e Vlorës, të Partisë Lëvizja e Legalitetit ka dalë hapur në mbështetje të qeverisë. Ai theksoi se qeveria e drejtuar nga Kryeministri Sali Berisha është qeveria më e suksesshme, që Shqipëria ka pasur ndonjëherë që nga viti 1939. Si suksese të kësaj qeverie Princ Leka përmendi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe ndihmën që ajo i ka dhënë pavarësisë së Kosovës, progresin e dukshëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ritmet e larta të rritjes ekonomike dhe investimet e shumta e të balancuara në të gjithë vendin. Këto suksese Princi Leka i konsideroi si arsye të mjaftueshme që i japin të drejtën morale kësaj mazhorance për të kërkuar në zgjedhjet e 28 qershorit edhe një mandat tjetër qeverisës. Pasi ka folur për kontributin e vlonjatëve në çështjen kombëtare dhe lidhjet e ngushta që ato kanë pasur me Mbretin Zog I, Leka II është shprehur se, nëse ka një parti vërtetë të djathtë në Shqipëri, ajo është Partia Lëvizja e Legalitetit. Nga ana e tij, kryetari i PLL-së, Ekrem Spahia, pasi evidentoi vlerat e programit dhe kandidatëve të partisë së tij u ndal në politikën e suksesshme të kësaj mazhorance për turizmin.