“Shteti që do të ngremë do të jetë në krah të të gjithëve”
15/06/2009 Klosi në Ishëm
Kandidati për deputet i qarkut të Durrësit, Blendi Klosi, gjatë takimeve të tij elektorale është ndalur në Ishëm. Kështu, në bisedat e zhvilluara në këtë zonë, veç asaj çfarë ofron alternativa e ofruar nga Partia Socialiste, Klosi evidentoi faktin se banorët e Ishmit fare pranë brigjeve nuk e meritojnë të jenë në këtë gjendje të mjerë dhe të harruar nga qeverisja. Kjo qeverisje, në gjykimin e kandidatit për deputet të PS-së, e ka zhvilluar vendin vetëm sipas interesave të familjes së saj. “Politika e PS do të jetë e drejtuar te të gjithë, do të jetë një për shtet që do të mbroj interesat e të gjithëve. Kam bindjen, se Ishmi, ashtu si e gjithë Shqipëria, do t’i bashkohet kësaj force politike, sepse ne përfaqësojmë ndryshimin. Ishmi si e gjithë Shqipëria do të votoj për ndryshimin, sepse ky ndryshim do të thotë mos lejimin e ngritjes së TEC famëkeq, pastrimin e lumit Ishëm, ngritjen e një infrastrukture të denjë për këta banorë, sepse janë më punëtorët në gjithë këtë zonë”, vuri në dukje Klosi, gjatë fjalës së tij.