“Nënat do të votojnë PD-në për fëmijët e tyre”
15/06/2009 Kryetarja e Kuvendit, Topalli, kërkon votën e grave të Elbasanit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u ka kërkuar vajzave dhe nënave të qytetit të Elbasanit që të votojnë pro Partisë Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit. Kryeparlamentarja fillimisht përmendi reformat e qeverisë shqiptare gjatë këtyre viteve dhe kërkoi votën për vijimin e tyre gjatë katër viteve të ardhshme. Ajo theksoi gjithashtu edhe rëndësinë dhe rolin e gruas shqiptare në konsolidimin e familjes shqiptare, si një nga gjërat më të shtrenjta të popullit shqiptar. “Nuk njoh nënë në botë që të përdorë fëmijët për interesat e saj. Nënat shohin përmes zemrës. Nënat do të votojnë për fëmijët e tyre, do votojnë Partinë Demokratike. Ne bashkë mund t’u themi atyre burrave, që kanë kurajë të ushtrojnë dhunë: ju jeni vetëm frikacakë. Ata burra që ushtrojnë dhunë mbi gratë janë vetëm frikacakë. Ata burra që nuk sillen mirë me fëmijët janë vetëm frikacakë. Në jemi një komb energjik, ne kemi familje të forta ne do vijojmë ndryshimin e Shqipërisë”, - tha Kryetarja e Kuvendit në prani të grave dhe vajzave elbasanase të pranishme në Pallatin e Sportit të qytetit. Kryetparlamentarja përmendi gjithashtu edhe arritjet e qeverisë që ajo përfaqëson. “Nuk ka një qeveri tjetër që për një kohë kaq të shkurtër të ketë investuar kaq shumë. Shqipëria ka marrë dhjetë gjatë kësaj periudhe”, - përfundoi Topalli.