“Fitorja e të majtës, mundësi për një PD ndryshe”
15/06/2009 Kreu Gjinushi në Pogradec
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, vijoi turin e tij të takimeve elektorale në qytetin e Pogradecit. Kështu, optimist për fitoren e koalicionit “Bashkë për Ndryshim”, pjesë e të cilit është dhe PSD-ja, Gjinushi është shprehur nga ky qytet se në qershor shumica e shqiptarëve do të vendosin për ndryshimin e qeverisjes së vendit. Madje, nga ana tjetër, duke dashur të evidentojë dhe vlerat e partisë që ai drejton, kreu socialdemokrat e cilësoi PSD si forcën bashkuese të së majtës. “PSD-ja do të mbetet forca bashkuese e të majtës dhe ky bashkim duhet për të fituar zgjedhjet. Ne garantojmë që PSD, si pjesë e qeverisjes së ardhshme, do jetë një faktor i mirëqeverisjes, qeverisje për ju dhe jo për pushtetarët”, vuri në dukje Gjinushi, gjatë takimeve të zhvilluara me mbështetës dhe anëtarë të kësaj partie në Pogradec. Sipas tij, me fitoren e thellë të së majtës do të çlirohet dhe PD sepse do të krijohet mundësia të ketë një kryetar dhe një frymë tjetër duke sjellë për herë të parë që dhe në atë parti të ketë demokraci.