E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet mbrapsht pr/ligji për titujt e pronësisë

Në mbledhjen e sotme, kryetari i komisionit, demokrati Ilir Rusmajli, kërkoi kthimin mbrapsht të propozimit të bërë nga Ministria e Bujqësisë, e cili parashikon që t’u jepet tapia për tokën në fshat, të gjithë atyre që e kanë në përdorim prej 20 vitesh dhe që kanë punuar në ish-ndërmarrjet bujqësore, por nuk e kanë privatizuar.

"Nisma sot godet në zemër ligjin bazë, prandaj mos na e shfuqizoni ligjin bazë, merrni dhe mbyllni veprimin e atij ligji. Merrni dhe sillni këtu nismën që mbas këtij procesi ligji bazë nuk ekziston më, shfuqizohet pas mbylljes së këtij procesi, që ne ta dimë me siguri çfarë po bëjmë. Po mbyllim një proces që nuk është mbyllur dot për shkak të burokracive administrative, apo po hapim një spirale të re siç ka frikë kolegu Mediu", tha Rusmajli.

Deputeti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kërkoi që tapitë të shpërndahen vetëm për ata që kanë një certifikatë të përdorimit të tokës sipas ligjit 7501, miratuar në vitin 1992. "Janë 17.335 ha tokë të ndërmarrjeve bujqësor të cilat janë pjesë e fondit të kompensimit fizik të AKKP. Asnjë cm katror nga këto nuk është kthyer sot për një arsye të thjeshtë, sepse këto nuk janë toka të lira, po të zaptuara. Nëse ne nuk do të shmangim pikërisht abuzimin mbi këto toka ne nuk mund të kthejmë asnjë cm tek pronarët legjitim. Ky ligj duhet të ketë vëmendjen e përjashtimit të çdo individi që ka përfituar në mënyrë të paligjshme", tha Mediu.

Ndryshimet e vazhdueshme të ligjeve që kanë të bëjnë me problemin e pronësisë në vend, duket se nuk kanë dhënë zgjidhjet e duhura. /Start/

                                                                                             2012-05-08 15:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›