Panairi Klik Ekspo Klik, sot do të vizitohet nga ministri i Ekonomisë Dritan Prifti

Tiranë, 27 nëntor, NOA Ndër aktivitetet e ditës së sotme që pritet të mbahen në në Panairin e Klik Ekspo Group, përfshihet edhe vizita e tij nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti.
Bëhet me dijeni se ai do të vizitojë stendat e tij si dhe do të zhvillojë takime me biznesin e pranishëm në këtë aktivitet ekonomik.
Ndërkaq, brenda mjediseve të tij sot pritet të zhvillohet edhe seksioni B i Forumit të Tretë të Marrëdhënieve Ekonomike greko-shqiptare, duke folur për zhvillimin ekonomik dhe mjedisor mes dy vendeve tona.
Por ky forum do të vijojë sot edhe me sesionin tjetër C të titulluar Sistemet e çertifikimit, standardet dhe modelet ndërkombëtare.
Në fund, është parashikuar që të realizohet edhe nënshkrimi i marrëveshjes midis kompanisë farmaceutike belge Mithra pharmaceutical dhe përfaqësuesit shqiptar.
n.e/NOA