Studimi, 9% e femijeve ngacmohen seksualisht Sonila Isaku
Femijet shqiptare ndihen te dhunuar seksualisht, por edhe ngacmohen seksualisht. Keshtu konkretisht 4 per qind e femijeve raportojne per dhune seksuale dhe 9 per qind e tyre raportojne per ngacmim seksual. Nje studim i realizuar se fundmi ne 12 qarqet e vendit, ku jane pyetur mbi 3 mije femije dhe 2500 prinder, ka treguar shifrat tronditese per vendin tone. Studimi i kryer nga Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve (CRCA) ka synuar identifikimin e numrit te rasteve te raportuara/zbuluara te abuzimit dhe neglizhimit ndaj femijeve. Keshtu 11, 13 dhe 16 vjecaret u bene pjese e nje ankete, per te pare se sa shqetesim eshte dhuna ne familje. Te dhenat paraprake te nxjerra ne kete raport, tregojne frikshem se dhuna ne te gjithe format e saj, por vecanerisht ajo seksuale, eshte ne nivele shqetesuese. Gjysma e femijeve u shprehen se kane perjetuar dhune fizike, ku shuplaka dhe gjuajtja me shkelma eshte forma me e perhapur e kesaj dhune. Sa i perket ngacmimit seksual, ai raportohet ne nje prevalence me te ulet te vajzat dhe pothuajse dyfish me i larte tek djemte. Incidenca me e larte eshte tek 11 vjecaret, ndersa pyetja qe iu eshte shtruar ka qene: nese ata i ka ngacmuar dikush seksualisht dhe a i ka shqetesuar kjo gje femijete “Ne lidhje me ngacmimin seksual, prevalence e ngacmimit seksual raportohet ne 8 per qind te vajzat dhe 14 per qind tek djemte, nderkohe qe incidenca raportohet 6% tek vajzat dhe thuajse 13% tek djemte. Persa i takon dhunes seksuale, raportohet me prevalencen 2% tek vajzat dhe 8% tek djemte. Nderkohe incidenca eshte thuajse 1.5% tek vajzat dhe 7.5% tek djemte”, thuhet ne studimin e bere nga CRCA. Nderkohe te dhenat falsin edhe per dhunen fizike, ku raportohet se gjysma e femijeve qe i perkasin moshes 11 deri ne 16 vjec, jane te dhunuar. Keshtu, te dhenat nuk paraqesin ndonje ndryshim thelbesor midis viktimizimit te djemve dhe vajzave (prevalence 61 per qind e vajzave dhe 58 per qind e djemve). Nderkohe incidenca raportohet ne 49 % tek vajzat dhe 48 % tek djemte. Sipas Altin Hazizaj, Drejtor Ekzekutiv i CRCA Shqiperi ajo cka eshte e rendesishme nga ky studim, eshte te zbulohen se si keto te dhena do te kthehen ne politika te mbrojtjes se femijeve, per t’i kthyer ato ne prioritete te punes se organizatave te shoqerise civile, institucioneve publike, arsimtareve, sherbim-foruesve, donatoreve etj. Nderkohe qe per organizatat e huaja qe operojne ne vendin tone kane kerkuar qe ky studim te jete si nje kambane alarmi, ndersa rekomandohet marrja e masave parandaluese, pasi ato masin drejtperdrejt dhunen ne familje. Po per fat te keq, ky raport eshte bazuar vetem ne te dhenat e femijeve ne shkolla, ndersa nuk ka marre ne studim ata qe nuk jane ne marredhenie me shkollen, ku dhuna dhe shfrytezimi apo abuzimi seksual, eshte disa me i larte.
Ngacmimi
Ne lidhje me ngacmimin seksual, prevalence e ngacmimit seksual raportohet ne 8 per qind te vajzat dhe 14 per qind tek djemte, nderkohe qe incidenca raportohet 6% tek vajzat dhe thuajse 13% tek djemte. Persa i takon dhunes seksuale raportohet me prevalencen 2% tek vajzat dhe 8% tek djemte. Nderkohe incidenca eshte thuajse 1.5% tek vajzat dhe 7.5% tek djemte.
Psikologjikisht dhunohen 70 per qind e te rinjve
Femrat ndiejne me shume ndjesine e neglizhences
Neglizhenca apo braktisja ne familje, eshte nje fenomen qe ndihet me shume te femrat, te cilat gjate studimit jane shprehur se jane ndier te pavemendshme ne 31 per qind te rasteve, nderkohe qe raportohen vetem 20 per qind tek djemte. Nderkohe qe incidenca eshte 27 % tek vajzat dhe 16% tek djemte. Sa i perket dhunes psikologjike, ajo eshte tejet e larte duke bere qe 7 ne dhjete femije ta kene provuar ate. “Nese i shohim te dhenat te ndara sipas gjinise, shohim se vajzat raportojne dhune psikologjike me te larte sesa djemte, 70% prevalence dhe 63% incidence, nderkohe qe djemte raportojne 67% prevalence dhe 60% incidence”, thuhet ne studim. Prevalenca tregon perqindjen e femijeve qe kane perjetuar te pakten nje nga sjelljet e perfshira ne ate qe konsiderohet dhune ndaj femijeve, gjate jetes se tyre. Incidenca, eshte perqindja e femijeve qe kane perjetuar te pakten nje here, gjate vitit te fundit nga sjelljet e perfshira ne kategorite. Ne studim u perfshine 4351 te rinj nga te cilet 3328 iu pergjigjen pyetesorit ne menyre te vlefshme. Nderkohe pjese e studimit u bene edhe 2443 prinder. Persa i perket gjinise, rezulton se pyetesori eshte plotesuar nga 54 % vajza dhe 46 % djem. Sipas karakteristikave socio-demografike rezulton se pjese e studimit jane bere femije 11 vjec, 13 vjec, dhe 16 vjec. Grupi i studimit vizitoi 61 shkolla ne te gjithe Shqiperine dhe 148 klasa te 5-ta, 7-ta dhe 10-ta.
Te dhena mbi studimin
28% e femijeve deklarohen se ndaj tyre nuk eshte ushtruar asnjehere dhune
38% e femijeve deklarojne se nuk kane qene asnjehere viktima te dhunes fizike ne familje
86% e femijeve deklarojne se asnjehere ne jeten e tyre nuk kane patur eksperienca viktimizuese te ngacmimit seksual
93% e femijeve deklarojne se asnjehere nuk kane qene viktima te dhunes seksuale.
71% e femijeve deklarojne se nuk jane ndier asnjehere te braktisur apo te neglizhuar ne familjen e tyre