Xhaçka: Thellohet skandali për ministren Bregu
Deputetja Olta Xhaçka sqaroi sot se ministrja Majlinda Bregu dhe dhe Drejtori i QKR, në unison pretejndojnë se bashkëshorti i Ministres është dorëhequr nga kompania MIA International më shumë se një vit më parë, por sipas saj, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Deputetja socialiste ka paraqitur një dokument, që mban datën 12 Korrik 2010, pra një muaj më parë, është e firmosur nga bashkëshorti i Ministres Majlinda Bregu, Namik Ajazi, nën cilësinë e Administratorit dhe Ortakut të shoqërisë MIA International. Pra, siç pranon vetë bashkëshorti i Znj. Bregu, të paktën deri një muaj më parë, Zoti Ajazi firmoste shkresa zyrtare në cilësinë e Administratorit dhe Ortakut të kompanisë.
“Pyetja që natyrshëm ngrihet është: Cila na qenka kjo arsye emergjente për të cilët flet bashkëshorti Ajazi dhe për të cilën kërkon mbledhjen e menjëhershme të ortakëve. A mos vallë pikërisht në ditët kur opozita denonconte koncensionet korruptive, bashkëshorti i ministres kish filluar të nuhaste se skandali i rradhës do të ishte pikërisht i tiji dhe bashkëshortes ministre? Si ka mundësi, që Drejtori i QKR, edhe pse mban të depozituar këtë shkresë, përsëri ka paturpësinë për të dalë dhe për të zbatuar urdhrin e Majlinda Bregut sipas të cilës bashkëshorti është dorëhequr një vit më parë?”, ishin disa nga pyetja që Xhaçka drejtoi para medieve.