Medvedev: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira
Gjatë ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale të disa ambasadorëve, mes të cilëve dhe atij shqiptar, Presidenti rus Medvedev ka pasur rastin të shprehë dhe disa qëndrime të tij për secilin të pranishëm
TIRANE-Rusia zbut tonet me Shqipërinë. Presidenti rus, Dimitri Medvedev i bëri të ditur të dërguarit tonë në Rusi, Sokol Gjokës, se dialogu ruso-shqiptar është në interes të stabilitetit në rajonin e Ballkanit. Gjatë ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale të disa ambasadorëve, mes të cilëve dhe Gjoka, Medvedev ka pasur rastin të shprehë dhe disa qëndrime të tij për secilin të pranishëm. “Ne duam të shtojmë bashkëpunimin me Shqipërinë duke pasur parasysh interesat tona”, - mësohet të jetë shprehur Medvedev në komunikimin me diplomatin shqiptar në Rusi.
Ky qëndrim i presidentit rus, i cili shumë shpejt pritet të jetë për një vizitë në vendin fqinj, Serbi, vjen pas deklaratave të kryediplomatit rus, Sergei Lavrov. Qëndrimi i ashpër i Lavrovit drejtohej ndaj kryeministrit Berisha, deklaratën e të cilit “për zhdukje kufijsh” e ka konsideruar si “të rrezikshme”. Lavrovi e ka bërë të ditur këtë qëndrim pas takimit me homologun e tij serb Vuk Jeremiç, gjatë vizitës së këtij të fundit në Rusi. Reagimi i Lavrovit u bë në një kohë kur Berisha gjendej për një vizitë dyditore në Kosovë. Pikërisht nga Kosova Berisha iu përgjigj Lavrovit, duke u shprehur se “shpresoj që Lavrov të mos ketë dëgjuar ato që unë nuk i kam thënë”.
(d.b/BalkanWeb)