Presidenti Topi niset sot për vizitë zyrtare në Slloveni
Kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi eshte nisur sot ne krye te nje delegacioni ne drejtim te Sllovenise per nje vizite zyrtare dy ditore me ftese te homologut slloven, Danilo Tyrk
TIRANE-Presidenti i Republikës Dr. Bamir Topi niset sot për një vizitë zyrtare shtetërore dy ditore në Slloveni me ftesë të Presidentit slloven, Danilo Tyrk. Zyra për shtyp bëri të ditur se kreu i shtetit do të jetë i shoqëruar nga Zonjën e Parë, Teuta Topi në krye të një delegacioni të përbërë nga drejtues të lartë të institucioneve kushtetuese e të pavarura, nga akademikë si dhe nga një grup i madh përfaqësuesish të sipërmarrjeve shqiptare.
Nga të njëjtat burime mësohet se Kreu i shtetit shqiptar do të mikpritet nga homologu i tij slloven, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, për t’u pasuar nga takimi i dy delegacioneve respektive zyrtare ku pritet që temat e bisedimeve plenare do të përqendrohen në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet tregtare dhe situatën në rajon.
Presidenti Topi do të zhvillojë takime edhe me Kryeministrin slloven, Borut Pahor, me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Pavel Gandar, si dhe me kryebashkiakun e Ljubljanës, Zoran Jankoviç dhe atë të Bledit, Janec Fajfar.
Një etapë e rëndësishme e vizitës së Presidentit Topi do të jetë pjesëmarrja e përbashkët me homologun e tij slloven në Konferencën e Biznesit shqiptaro-slloven ku të dy presidentët do të përshëndesin bashkësinë e sipërmarrësve të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së dy vendeve respektive.
(d.b/BalkanWeb)