E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: Moska ka shanse për t`u anëtarësuar në OBT

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, i ka bërë thirrje Gjeorgjisë të mos bllokojë hyrjen e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.
Medvedev tha se shanset e Moskës për t`iu bashkuar OBT-së këtë vit janë të larta, por ajo ende ballafaqohet me pengesa politike nga Gjeorgjia.
Tbilisi ka kërcënuar se do të përdorë veton kundër anëtarësimit të Rusisë, nëse nuk zgjidhet mosmarrëveshja në lidhje me kontrollet doganore.
Medvedev i ka bërë këto komente për një televizion gjeorgjian, për herë të parë që nga konflikti i 2008-ës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›