Botërori, sot prova e dytë për Anglinë

Prova e dytë për Anglinë e Fabio Capellos do të jetë sot në orën 20:30 kundër Algjerisë, ku përfaqësuesja e "Tre Luanëve" duhet të shuajë çdo dyshim mbi forcën e saj. Hapi fals në ndeshjen e parë të Botërorit 2010 kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë që për anglezët alternativë të jetë vetëm fitorja.
"Për ne është e rëndësishme të luajmë mirë dhe të shënojmë gola, por nuk e ndjejmë presionin. Mendoj se skuadra po punon mirë dhe nëse fitojmë dy ndeshjet e rradhës do të jem i kënaqur. Sa për topin kemi filluar të marrim konfidencë me të, kështu që e marr me mend tmerrin e portierëve, sepse sigurisht kur ke për të goditur e ndjej se është një avantazh", u shpreh sulmuesi kryesor i Anglisë, Wayne Rooney.
Tekniku italian Capello mund t'i kthehet tashmë skemës së preferuar 4-4-1-1, pas rikthimit të Gareth Barry në të majtë, ndërsa Lennon duket më i favorizuar se Philips në krahun tjetër.
Vendin e mallkuar të Ferdinand dhe King të dëmtuar, pritet ta marrë qendra e Totenham Michael Dauson, që është favorit ndaj Carragher dhe Upson. Gabimi i Green në rastin e golit, mund ta kthejë në pankinë portierin e Uest Ham, ndërsa në balotazhin mes James dhe Hart, portieri i Portsmouth duket në avantazh.
Kështu me tre ndryshime në formacion, në krahasim me ndeshjen e parë, Anglia kërkon të jetë ndryshe në rezultat, por sigurisht edhe në lojë, gjithnjë nëse nuk dëshiron një tjetër kryqëzim nga media.