E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev mbështet Putin për President

Presidenti aktual i Rusisë Dimitri Medvedev mbështet kryeministrin Vladimir Putin në garën për rimarrjen e sportit të Presidentit. Në këtë mënyrë kanë marrë fund spekulimet se cili prej tyre do të garonte për President në zgjedhjet e ardhshme.

Medvedev e ka bërë deklaratën në kongresin vjetor të Partisë Rusia e Bashkuar që drejtohet nga Putini. “Unë besoj se do të ishte e përshtatshme për kongresin që të mbështesë kandidaturën e kryetarit të partisë, Vladimir Putin, për postin e presidentit të vendit”, tha Medevedev.

Nuk kishte asnjë reagim të Putinit apo të partisë lidhur me këtë deklaratë. Kjo parti dominon politikën në Rusi dhe tani rikthimi i Putinit në postin e Presidentit është e garantuar. Ai mbajti për dy mandate këtë posta para së ti linte vendin Medvedevid për një mandat.

Më herët, Putin i tha kongresit se Medvedevi mund të udhëhiqte listën e kandidatëve për zgjedhjeve parlamentare në dhjetor.

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të zhvillohen në muajin mars.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›