E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetët socialistë s’kanë marrë pjesë në 70 % të mbledhjeve të komisioneve parlamentare

24-09-2011 / Gazeta 55

Skandali i opozitës sipas monitorimit të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim Partia Socialiste shënon një tjetër rekord nga bojkoti politik i parlamentit. Komisionet parlamentare kanë funksionuar shumë pak dhe në rastet kur kjo ka ndodhur ata kanë funksionuar keq. Konkluzioni vjen nga monitorimi që i është bërë komisionit të Integrimit dhe të Sigurisë nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ku vihet re se bojkoti i opozitës ka dëmtuar vendimmarrjen në këto komisione. “Bojkoti i opozitës ka prekur jetën parlamentare dhe komisionet parlamentare, nga një total prej 90 mbledhjesh që janë mbajtur nga komisioni parlamentar i Integrimit, anëtarët kanë qenë prezent deri në 45 për qind të tyre, anëtarë individualë të komisionit kanë marrë pjesë akoma më pak, 35-36 për qind të mbledhjeve”, shprehën përfaqësuesit e institutit. Raporti i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ka monitoruar punën në këto dy komisione për gjashtë muajt e parë të këtij viti. Në këtë raport është evidentuar problematika e hasur në këto komisione, të cilat lidhen me raportimin e ministrave përkatës në komisione, me mungesën e shoqërisë civile në mbledhjet e komisioneve etj,. Partia Socialiste ka shënuar standardin më të shëmtuar në dy vitet e fundit, duke mos marrë pjesë në asnjë prej komisioneve parlamentare dhe as në punimet e seancave të Kuvendit. Shembulli skandaloz i Edi Ramës dhe shpurës së tij destruktive për fat të mirë ka marrë ndëshkimin e merituar politik, teksa bojkoti 2 vjeçar i institucioneve është dënuar fuqishëm nga faktori ndërkombëtar, SHBA dhe BE.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›