“Shfaqja e Edi Ramës, një lloj tjetër bojkoti”

Gerti Bogdani
Deputetët e Partisë Socialiste nuk kanë votuar ligjet që kërkonin 3/5 e votave, deputeti demokrat Gerti Bogdani e cilëson këtë veprim, një lloj tjetër bojkoti të opozitës, bojkot në sallë. “Ajo ishte një shfaqje që ishte një humbje kohe për shqiptarët, që vazhdon t’i shtohet humbjes së dy viteve të fundit. Është thjesht një lloj tjetër bojkoti, bojkot në sallë. Është një farsë që vazhdon të zgjatet, nuk ka të bëjë me një kurs të ri të politikës. Është e qartë që pas dy vitesh Shqipëria mbetet ende pas. Nëse e shikojmë ku është sot me disa vite të kaluara, Shqipëria ka avancuar, sidomos pas hapave që ka hedhur në rrugën e integrimit”, nënvizoi Bogdani. Ndër të tjera ai theksoi se mazhoranca ka treguar vullnetin e saj të bashkëpunimit për të mirën e vendit, ndërkohë që nga ana tjetër nuk është shprehur i njëjti vullnet.
...