E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatos Beja: “Opozita, taktikë bllokuese për integrimin e vendit në BE”

24-09-2011 / Gazeta 55

Deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Beja, në kuadër të zhvillimeve të seancës parlamentare ka deklaruar “se opozita po ndjek një taktikë bllokuese për integrimin e vendit në Bashkimin Europian”. Beja deklaroi se në seancën parlamentare Partia Socialiste refuzoi të votonte ligjet me 3/5 duke e kthyer Shqipërinë aty ku ndodhej dy vjet më parë. Sipas tij, opozita po tenton me çdo kusht të zvarrisë procesin e integrimit të vendit me pretekste të tipit si 10 pikat e propozuara në seancën e fundit plenare ku kërkohet ndryshimi i kushtetutës apo edhe rikthimi i ligjeve në komisionet parlamentare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›