E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Paloka per kushtet e Rames Absurde dhe pa logjike politike

Demokratët i cilësojnë kushtet e vendosura dje nga kryesocialisti Rama si një kërkesë të opozitës ndaj mazhorancës për t’i dorëzuar asaj pushtetin.

10 kushtet e Ramës, deputeti democrat Edi Paloka i cilësoi si absurde dhe pa logjikë politike.

Kushtëzimi i procesit të integrimit me dhjetë kushtet që paraqiti Edi Rama të premten, komentohet nga deputeti demokrat Edi Paloka si një përpjekje për t’i thënë mazhorancës së zgjedhur me vote të lirë që t’i dorëzojë asaj të gjithë pushtetet, si e vetmja rrugë për të mos mbajtur më peng integrimin.

Lista prej dhjetë kushtesh që Paloka i cilësoi absurde dhe pa logjikë politike, shpallur vetëm pak ditë para se komisioni europian të publikojë progres-raportin e radhës, sipas tij, dëshmoi fytyrën e vërtetë të Ramës, i cili në seancën e të enjtes pati mundësi për të dëshmuar se ka potenciale për të ndjekur kurse të reja në politikë.

Në këndvështrimin e nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat, Rama nuk do të ketë asnjë hapësirë që të mund të zgjedhë presidentin jashtë kuadrit kushtetues që vetë e ka propozuar.

Rama ofroi të premten si një pakt për Shqipërinë dhjetë kushte për mazhorancen, ndërkohe qe vetëm një ditë më parë në seance plenare, PS e udhëhequr nga Ruci refuzoi të votonte ligjet me tre të pestat, pasi kërkonte që shumica të pranonte paktin kombëtar të para tre viteve.

Mazhoranca me anë të kreut të deputetëve të saj i bëri të qartë opozitës se nuk do të pranojë asnjë pazar pushteti, që kushtëzon axhendën e integrimit të vendit.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›