E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev për vizitë në Gjermani

Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, gjendet sot për vizitë zyrtare në Gjermani, ku u takua me kancelarin Angela Merkel.

Udhëheqësit gjermanë dhe rusë diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe marrëdhëniet e Rusisë me BE-në.

Rusia dhe Gjermania kanë lidhje të ngushta ekonomike, me një vëllim tregtar prej afro 50 miliardë euro në vitin e kaluar.

Medvedev dhe Merkel diskutuan edhe për një varg çështjesh ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe propozimin për sanksione të reja të OKB-së kundër Iranit për shkak të programit bërthamor të tij.

Kremlini kohëve të fundit është distancuar nga udhëheqja e Teheranit dhe pavarësisht interesave të tij ekonomike është treguar i gatshëm për sanksione kundër Iranit.

Tema të tjera të takimit janë rregullimi i tregjeve financiare dhe heqja e regjimit të vizave mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian.

Takimi u zhvillua në kështjellën Mesberg, afër Berlinit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›