E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev përkrah largimin e Gadafit nga Libia

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka thënë sot se lideri i Libisë, Muamer Gadafi, duhet të largohet nga pushteti. Duke folur në një konferencë me gazetarë në samitin e G8-ës në Francë, Medvedev ka thënë se “sa më shpejtë që te përfundojnë operacionet ushtarake, më mirë do të jetë për ata që jetojnë në Libi”, duke nënkuptuar se nëse Gadafi largohet nga shteti, kjo do te krijonte mundësinë për ndalimin e dhunës.

Medvedev gjithashtu ka thënë se ai do ta dërgojë Mikael Margelov, përfaqësuesin special rus për Afrikën në Bengazi, që të takohet me forcat rebele.

Rusia është ofruar si ndërmjetës për t`i dhënë fund luftimeve në Libi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›