E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton: Mbështesim integrimin e Kosovës por edhe të Serbisë

Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton është shprehur se Bashkimi Europian mbështet perspektivën evropiane të Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Prizreni së bashku me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, Ashton theksoi se Bashkimi Europian po punon që si Kosova ashtu edhe Serbia të jenë pjesë e Bashkimit Europian dhe për këtë duhet që të dyja vendet duhet të përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre.
 

E pyetur se nëse njohja e Kosovës është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE, Ashton thekson se arrestimi i Mlladiçit është një moment i rëndësishëm për Serbinë por rrugëtimi për në BE nënkupton edhe akte të tjera si përparimi edhe në aspektin politik.
 

Nga ana e tij kryeministri Thaçi theksoi se e ardhmja europiane e Kosovës varet edhe nga bashkëpunimi rajonal por edhe nga bashkëpunimi mes fqinjëve.
 

“Kosova do të përpiqet të përmbush të gjitha kriteret për të bërë të mundur anëtarësimin në Bashkimin Europian” theksoi Thaçi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›