Medvedev takon gazetarët, kandidatura, sekret
Presidenti rus, Dimitri Medvedev, për herë të parë ka organizuar në Moskë një takim me 800 gazetarë, më i madhi ndonjëherë mes një Presidenti dhe raportuesve në Rusi. Pas pyetjeve të shumta mbi vrasjet dhe liritë e gazetarëve apo situatën në vend, Presidenti rus u pyet nëse do të garojë për një mandat të dytë në vitin 2012. Ai tha se vendimin do ta marrë së shpejti. Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin kanë thënë se vetëm njëri prej tyre do të garojë për mandatin presidencial, në zgjedhjet e marsit të 2012-s.