Polonia shpall zgjedhjet e parakohshme presidenciale
Autori i Lajmit: Redaksia
Humbja e papritur e jetës së presidentit polak, Lech Kacinski, ka parashtruar në Poloni nevojën e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga një zëdhënës i qeverisë polake menjëherë pas tragjedisë së djeshme ajrore në Smolensk, duke njoftuar se data e zgjedhjeve do të caktohet brenda dy javëve. Nga ana e tyre, konstitucionalistët polakë kanë theksuar se zgjedhjet presidenciale duhet të zhvillohen brenda dy muajve, ndërsa ato në fakt ishin planifikuar të mbaheshin në muajin tetor. Presidenti Lech Kacinski, i cili humbi dje jetën në mënyrë tragjike, bashkë me 97 persona të tjerë në bordin e një avioni, që prej vitit 2007, ka punuar me Donald Tusk, të cilin e mundi në zgjedhjet presidenciale.
Por Kacinski ka qenë një kritik i reformave liberale ekonomike të kryeministrit Tusk.
Ky lajm është publikuar: 11/04/2010