Megan Foks, martesë sekrete me Austin Grin në Hauai
Bukuroshja e Hollivudit, Megan Foks, raportohet se është martuar me të fejuarin e saj Brajan Austin Grin. Sipas “E! Online”, zëdhënësi i dyshes ka konfirmuar për “TMZ” raportet se aktorja e filmit “Transformers” ka lidhur kurorë me të dashurin e saj të përhershëm në Hauai. Dyshja besohet se është martuar në një ceremoni në hotelin “Four Seasons Resort” gjatë pushimeve të tyre në këtë ishull. Asnjë detaj tjetër nuk është dhënë, edhe pse thuhet se djali i Grin, Kasius, tetëvjeçar, ka qenë prezent në kurorëzimin e të atit.
30 Qershor 2010