E Diel, 1 Nëntor 2026

Anxhelina Zholi: “Do ti jap fund kinemasë, por më parë, një film me Bred“



Anxhelina Zholi mediton për të ardhmen e saj në karrierë dhe rrëfen për “Vanity Fair”: “Nuk është gjëja më e rëndësishme e jetës sime. Kam një shtëpi të mbushur plot me gëzim”. Aktorja para se të tërhiqet nga bota e kinemasë do të preferonte të xhironte edhe një film tjetër me partnerin, Bred Pit. “Duhet të gjejmë historinë e duhur. Nuk mendoj se fansat duan të shohin një dashuri historie mes dy aktorëve, që janë bashkë në realitet. E dua Bredin në çdo mënyrë, me ose pa mjekër”. Aktorja flet edhe për jetën e saj private, mbase kjo është hera e parë që e bën, që pas lidhjes së saj me Pit: “Nuk jemi kundër martesës, por është si të ishim të martuar. Fëmijët janë qartësisht një impenjim shumë më i madh”. Lidhur me zërat e një shtatzënie të mundshme, Zholi i mohon duke u shprehur se nuk do të dëshironte të kishte fëmijë të tjerë, por t’u kushtonte sa më shumë vëmendje fëmijëve që ka. Për momentin, familja Pit-Zholi është e përbërë nga gjashtë fëmijë: Madoks, i adoptuar më 2002 në Kamboxhia, Zahara, e adoptuar më 2005 në Etiopi, Shilou, vajza e parë natyrale, Paks i adoptuar në Vietnam dhe dy binjakët Knoks Leon dhe Vivien Marshelin.

30 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›