E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mis Shqipëria 2010” do të kurorëzohet në Gjirokastër



Kalaja e Gjirokastrës është Monumenti i Kulturës ku do të kurorëzohet “Miss Shqipëria 2010”. Prej disa ditësh 33 bukuroshet e edicionit të 12-të të konkursit "Miss Shqipëria" po përgatiten në kalanë e Gjirokastrës për spektaklin e madh që do të mbahet në 1 korrik.
Skena rrethore me tapet druri në kalanë e Gjirokastrës, qytetit në jug të vendit, siç shprehet producenti i spektaklit Petri Bozo, është një dhuratë që nuk gjendet në asnjë kala tjetër të Shqipërisë. Ai tregon se sivjet, në fazën e parë të seleksionimit, kanë marrë pjesë 452 vajza, një shifër rekord për historinë e këtij spektakli. "Gjatë fazës së seleksionimit janë përzgjedhur vetëm 33 vajza", thotë Bozo, ndërsa nënvizon se vetëm njëra prej tyre do të kurorëzohet mbretëresha e bukurisë shqiptare dhe do të marrë pjesë direkt në konkursin ndërkombëtar “Miss Globe International 2010”. Si çdo herë tjetër, 32 vajzat e përzgjedhura mes 450 kandidateve, vijnë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, trevat përreth, por edhe vende të tjera ku jetojnë prej vitesh bashkë me familjet, si Italia, Greqia etj. Stafi ka filluar ngritjen e skenës dhe mbylljen e detajeve të fundit të spektaklit. Deri më tani janë zbuluar dy emrat e prezantuesve, që janë Inis Gjoni dhe aktori Artan Imami. Ndërkohë që atmosfera do të mbushet edhe nga interpretimet e këngëtarëve të njohur, të ftuar në këtë konkurs të bukurisë.

30 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›