E Diel, 1 Nëntor 2026

Megan Foks shpallet sërish femra më seksi në botë nga “FHM”



Për të dytin vit radhazi, Megan Foks është zgjedhur femra më seksi në botë. Ylli i “Transformers: Revenge Of The Fallen” është në majë të klasifikimit të revistës “FHM” duke u krahasur me këngëtaren Xhenifer Lopez, e cila ishte fituese e këtij çmimi në vitin 2001 dhe 2002. Medalja e argjentë pwr kwtw vit shkon për aktoren Xhesika Alba, ndërsa medalja e bronxtë iu dha bukuroshes Skarlet Johanson. Në vend të katërt është renditur Xhesika Biel, e ndjekur nga imazhi i shfaqjeve televizive amerikane “Californication”, Medëlain Zima. Në vend të gjashtë vjen topmodelja Adriana Lima, që vitin e kaluar ishte pozicionuar në vend të 36-të. E shtata për “FHM” është Elisha Kuthbert, e teta Heidi Montag, ndërsa An Hathuei në vend të nëntë. Në vend të dhjetë është renditur këngëtarja Kejti Perri. Surprizë në këtë rast mbetet pozicionimi i Britni Spirs, e cila megjithëse nuk bën pjesë në dhjetëshe, ka mundur të përmirësohet dukshëm: nga vendi i 100-të vitin e shkuar është pozicionuar në vend të dhymbëdhjetë për këtë vit.

24 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›