Megan Foks shpërfill 20 vjeçarët: Preferoj meshkujt mbi 30 vjeç
Aktorët e rinj si Zak Efron apo Robert Patinson, respektivisht 21 dhe 22 vjeç, nuk i interesojnë aspak. “Janë humbje kohe”,- shpjegon Megan Foks e cila po ashtu është 22 vjeçe. Në një intervistë për revistën “Elle” deklaron interesin e saj për meshkujt mbi 30 vjeç: “20 vjeçarët janë vërtet të pamshëm por nuk kanë çtë ofrojnë përtej kësaj. Ata nuk janë të aftë të bisedojnë ashtu siç mund ta bëjnë mirë 30-vjeçarët sepse janë të papjekur dhe pa eksperiencë”. Për ta bërë më reale deklaratën Megan shprehet se lidhja e saj me 35-vjeçarin Brian Austin Grin vazhdon edhe pse prej një kohe ishin të ndarë. Në nëtor të vitit 2008 ata ndërprenë marrëdhënien e tyre por në shkurt të këtij viti u panë sërish bashkë. Aktorja është konsideruar Femra më Seksi në Botë për vitin 2008 nga revista prestigjioze “FHM” dhe gjatë kësaj kohe është përpjekur të justifikojë mirë çmimin dhe vlerësimin që i është bërë.
11 Maj 2009