Karolina Kreshentini: “Di të josh me ironi”
Ka arritur të bëjë realitet ëndrrën për t’u bërë aktore dhe guxon për më tepër. Bëhet fjalë për aktoren italiane Karolina Kreshentini, e cila ka pozuar për revistën e famshme “Playboy”. Ajo e shfaq veten si një femër e ëmbël, por jo vetëm. Në karakterin e saj ndërthuren mjaft bukur edhe ironia dhe sensualiteti. Është e rezervuar dhe në të njëjtën kohë e hapur dhe solare, një femër që të lë pa fjalë. “Nuk jam e bukur por u pëlqej meshkujve: nuk më pëlqen joshja e shtirur, përpiqem të josh me ironi”,- rrëfen aktorja. Mes motiveve që kanë shtyrë Karolinën të pranonte për të pozuar pothuajse nudo është edhe Madona: “Më erdhën menjëherë në mendje disa fotografi të Madonës bardhë e zi të cilat janë shfaqur në “Playboy” disa vjet më parë. E adhuroj, është një artiste që e kam admiruar për kurajon me të cilën ka përballur jetën duke mos i bërë përshtyje mendimi i të tjerëve”. Është më e thjeshtë të shfaqësh trupin por jo shpirtin. Pikërisht kjo ndodh kur aktorja merr rolin e saj: “Të mbron nga frika. Fshihesh pas një maske por kur më duhet të jap esencën time, bëhem menjëherë konfuze”. Kur bëhet fjalë për joshjen ajo shprehet: “Një mashkull e kupton menjëherë kur një femër shtiret dhe gënjen. Joshja është e lidhur ngushtë me dritën e syve: shikimi ndryshon kur je e dashuruar. Arma ime më e fortë është ironia dhe jam krenare për këtë”.
11 Maj 2009