Parma largon Marinon

Nga Express më 04 prill 2011 në ora 18:20
Parma ka shkarkuar trajnerin Pasquale Marino pas humbjes 2-1 në shtëpi nga skuadra e fundit në Serie A Bari.
Rezultati e lë ekipin Gialloblu vetëm dy pikë mbi zonën e rrezikuar shtatë ndeshje para përfundimit të kampionatit.
Marino, i cili më parë ka udhëhequr Catanian dhe Udinesen nënshkroi kontratë njëvjeçare me Parmën në qershor të vitit të kaluar. Mirëpo, ekipi në 10 ndeshjet e fundit ka fituar vetëm shtatë pikë.