Tenis me Sanderlendin e Lorik Canës
Sanderlendi i Lorik Canës është mundur thellë ditën e djeshme nga çelsi i Londrës në trasnfertë. Skuadra e Karlo Ançelotit shënoi shtatë herë në portën e “maceve të zeza” duke dominuar totalisht takimin. Nikolas Anelka (8', 65’), Florent Malouda (18'), Ashli Kol (22’), Frank Lampard (34', 90’) Mikael Balak (52') kanë qenë golashënuesit për londinezët ndërsa Sanderlendi është përgjigjur me Boudevijn Zenden (56’) dhe të zakonshmin Darren Bent (90’). Cana luajti si gjithmonë si titullar por pa treguar një nivel të pëlqyeshëm loje ashtu sikudnër edhe pjesa më e madhe e lojtarëve të Sanderlendit. çelsi tregoi një supermaci edhe pas lojtarët afrikanë (Drogba, Esien, Mikel, Kalu) që aktivizon aktualisht në Kupën e Afrikës.