Renato Arapi, para-kontratë me rusët e Spartak Nalçik
Futbollisti i Besës, Renato Arapi prej dy ditësh po zhvillon një provë në Turqi tek skuadra ruse Spartak Nalçik. Arapi do të kthehet në Shqipëri nesër pasi Besa nuk e lejon që të largohet para muajit qershor kur i përfundon kontrata. Arapi ka gjetur akordin me drejtuesit e skuadrës ruse dhe mësohet që testin e ka kaluar me sukses. Arapi do firmosë një para-kontratë dhe do kthehet në Shqipëri. Në qershor ai do transferohet tek Spartak Nalçik.