E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semina: Do ndalim Kakanë e Ronaldon

 Te Gramozi të gjithë vëmendjen e kanë përqendruar te miqësorja me Realin. Njëri prej lojtarëve që po e pret me padurim këtë ndeshje është mbrojtësi shkodran, Klodian Semina, i cili ka qenë i grumbulluar me Kombëtaren për 10 ditë në zborin e Turqisë. Ai shprehet mjaft i kënaqur me përgatitjet e zhvilluara deri më tani për takimin miqësor me Realin. “është një kënaqësi e madhe, që të luash ndaj një ekipi të madh si Reali. Gjithashtu, kënaqësia është dyfish për mua si mbrojtës, teksa do të luajë përballë dy yjeve si Kaka dhe Ronaldo. Duke qenë se me ekipe të tilla rrallë ndeshesh, jo vetëm unë por edhe shokët e tjerë të ekipit do të bëjnë maksimumin, për t’iu treguar të gjithëve se Gramozi është një skuadër e ndërtuar mirë nga Canaj”, ka thënë Semina.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›