E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Dade është e lidhur me Hakmarrjen për drejtësi

Partia Demokratike akuzoi dje deputeten, njëkohësisht sekretaren për marrëdhëniet ndërkombëtare të Partisë Socialiste, Arta Dade, për lidhje me organizatën kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, tregoi dje dokumente sipas të cilave, djali i Arta Dades, Alban Dabulla i ka dërguar me postë Orik Shytit, njërit prej eksponentëve sipas saj, të organizatës më të rrezikshme kriminale të “Hakmarrjes për Drejtësi”. “Pakkush na ka besuar deri dje po kjo është një provë që fakton të gjitha akuzat e mëparshme se Arta Dade dhe familja e saj janë të lidhura me 100 fije me organizatat më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë dhe Ballkanit”, deklaroi Mëhilli, duke treguar përpara medias, foto të cilat tregonin dy pako që i dërgoheshin nga Dabulla, Orik Shytit.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›