Zeqaj: Do të bëjmë padi për vendimet ilegale
Reagimi
Kreu i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, u ka kthyer dje përgjigje të gjitha ankesave të këshilltarëve. Lidhur me pretendimin e rritjes së zërit të shpenzimeve, Zeqaj tha se ato janë ulur gjatë vitit 2009 me 20 për qind. Ndërsa për pretendimin e uljes së investimeve, kryetari i bashkisë, Baftjar Zeqaj, tha se në krahasim me vitit 2006, investimet e Bashkisë së Fierit janë rritur gjashtëfish. Sa i përket miratimit të disa ndryshimeve dhe pikave të rendit të ditës që këshilltarët e djathtë bënë pas largimit të përfaqësuesve të PS-së, kryetari i bashkisë tha se do t’i drejtohet prokurorisë dhe gjykatës me padi për vendime antiligjore.
#