E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koha për arratisjen e LMN-së nga ishulli vetmitar i Edvinit

Shkurt, qartë, bukur: Ben Blushi po pret me padurim zbaticën për të ikur nga ishulli i harresës media-politike. Të ngjan me njëfarë Robinson Kruzo të politikës shqiptare. Të jetosh në ishull për shumë kohë është e papërshtatshme kur ke plane dhe ide në kokë. Ben Blushi është njëri nga ata që ka bërë një bulimi gabimesh gjatë karrierës së tij politike, por është sërish njëri që nuk i ka fshehur ato, që është përballuar me të vërtetat, që të bardhës i thotë të bardhë dhe të zezës të zezë. Dhe e zeza për të sot për sot është Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, që e ka futur partinë më të madhe të opozitës në disamekanizma jashtë-parlamentarë auto-destruktiv.Megjithëse situata në PS është një thagmë e madhe, se edhe kur ke një gjë për tëthënë të ndalojnë sidomos ata që s’kanë asgjë për të thënë. Silogjizma e mësipërme është natyra sensacionale ku shprehen e ndahen politikani Edi Rama nga intelektuali Ben Blushi. është e vërtetë e hidhur se Blushi është një njeri që në momente të caktuara, madje shumë delikate kërkon me çdo kusht të luajë rolin e "të veçantit" - antikonformisttë "interesantit" - artist të atij që rri e rri tërë muajt e vitit i heshtur, i menduar dhe pastaj kërcen në katedër si prestigjiator nëpër mediet shqiptare për të treguar “rrugën e shpëtimit”; mirëpo për dreq kësaj radhe ka të drejtë “Rama duhet të pranojë humbjen, zgjedhjet janë humbur nga kauza e gabuar dhe nga politika e personalizimit të një beteje të përbashkët”. Hyrja në parlament është ajo më e natyrshmja për Partinë Socialiste. Ka të drejtë në rikthimin e PS në kuvend sepse aty i takon vendi pas zgjedhjeve të 28 qershorit, dhe se alibia e kutive është një sajesë e pastër e Edi Ramës për të mbajtur fronin.Ndërkaq buletinet meteorologjike saktësojnë se zbatica e parë për Ben Blushin do të jetë të dielën e 7 marsit, ditën e festës së mësuesit. Të mësosh do të thotë të rrosh. Natyrisht, të jetosh në hije, nën kulimat e “politikës së re” pa patur mundësinë e konfrontimit të ideve, mendimeve alternative, të konfrontimit me gabimet e të së kaluarës është një via crucis në vete.Sidoqoftë Ben Blushi ka dëshmuar një “liri individuale” - shprehje e pashoqe në Partinë e homologimit masiv të ideve dhe të pozicioneve politike. Për këtë duhet respektuar LMN-ja. Ngase risitë e “politikës së re” janë vetëm konferencat për shtyp të deputetëve që janë në politikë vetëm për “longa manus” të kryetarit Rama. Kësisoj asnjë prej tyre nuk ka njëpersonalitet të vetin, një qëndrim individual për problemet e shoqërisë shqiptare, edhe deputeti i shkodrës Ilir Beqja që deklaroi se do të hynte në parlament po të kishte një seancë të posaçme për përmbytjet në Nënshkodër.Siç e dimë seanca parlamentare u bë, kurse qëndrimi i deputetit Ilir Beqja u nihilizua nga urdhri i dytë i egoarkut Rama për rreshtim në batalionin e eunukëve.Ndërkaq autotarizmi që ka infektuar PS-në është pasojë e kultit të prijësit që e kanë trashëguar në atë parti, por edhe gjetkë në politikën shqiptare. Mirëpo anti-korpi politik që është krijuar vetiu brenda PS e që sot quhet me siglën e kuptueshme LMN është më shumë pasoja e një reagimi ndaj tjetërsimit që ka dashur të bëjë Edi Rama sesa mendimi alternativ e programor që kanë ndaj lidershipit të PS-së 5 deputetët e kësaj lëvizjeje. Ka shumë mundësi që të jenë më shumë se 5 deputetë socialistë që janë kundër vijës bojkotuese të lidershpit të PS, pasi shumë prej tyre nuk kanë për të pasur më fatin të konkurrojnë për të hyrë në odën e demokracisë shqiptare....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›