E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre kandidatët që do të sjellin ndryshime ndërkombëtare

është e vështirë të imagjinosh tre vende të ndryshme. Ose tre persona kaq të ndryshëm midis tyre si Sebastián Pinerja, Viktor Janukovich dhe Skot Broun. Që të tre sapo kanë fituar një palë zgjedhje që, do të kenë impakt si në vendet e tyre, po ashtu referenca të larta në skakierën ndërkombëtare. Politikani kilian Pinerja sapo ka fituar presidencën e Kilit, po në të njëjtën ditë Janukovich mori një avantazh të konsiderueshëm në zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen në Ukrainë dhe që po përgatitet që me 7 shkurt, në balotazh të fitojë kundër kryeministres aktuale Julia Timoshenko.Në Masachusets të SHBA-së, një vend ku pjesëtarët e partisë demokratike janë tre herë më shumë se ato republikanë kanë votuar Skot Broun, një politikan republikan të panjohur, që është zgjedhur senator dhe do të marrë një vend në senat që prej 1962 ka qenë bastion i Ted Kenedi. Politika ka gjithmonë konjuktura lokale dhe pasqyrojnë kushte të veçanta. Në Kili, popullariteti i presidentes Mishel Bacelet nuk mjaftoi për të kompensuar elektoratin pas 20 vitesh qeverisje të të njëjtit koalicion. Me kandidatin Sebastián Pinerja e djathta kiliane triumfon në zgjedhjet presidenciale për herën e parë pas gjysmë shekulli. Në Ukrainë, surpriza është që presidenti aktual, Viktor Jushçenko, që është i famshëm për rolin e tij protagonist në revolucionin e portokallinjtë, dhe për përballjen e hapur me Vladimir Putin, si edhe për fytyrën e tjetërsuar nga prezenca e një komploti me dioksinë, ka marrë vetëm 5.45 për qind të votave. Rënia ekonomike dhe fakti që 81 përqind e ukrainasave është e bindur që nuk kanë marrë rrugën e duhur shpjegojnë humbjen e madhe elektorale të Jushçenkos, që vetëm para një viti ishte një gati politikanët më në zë të vendit të tij. “Sot kemi shënuar fundin e një pushteti të portokallinjtë” ka theksuar Janukovich në momentin e parë të fitores.Dy ditë më pas, nga ana tjetër e globit, edhe Skot Broun do të festonte një fitore historike: për herë të parë që nga 1972 një republikan nuk zgjidhej senator në Masachusets. Sipas një sondazhi të bërë nga gazeta “Uashington Post”, edhe elektorati i Masachusets është i pakënaqur me situatën politike të vendit, refuzojnë aktivizimin e tepërt të pushtetit qendror dhe nuk mbështesin reformat në sistemin sanitar që janë propozuar nga Partia Demokratike. 65 përqind e zgjedhësve që kanë votuar Skot Broun deklarojnë votën e tyre për të shprehur një zhgënjim ndaj programit të Partisë Demokratike amerikane që tani po qeveris Uashingtonin. Presidenti Obama dhe liderët e tjerë të partisë së tij kanë parë me vëmendje këto zëra zhgënjimi dhe janë gati për të kundërvepruar, ndaj influencës ndërkombëtare që paraqitën këto palë zgjedhje lokale.Kriza ekonomike ka bërë të nevojshme rregulla të reja për t’ia aplikuar sistemit financiar. Megjithatë, sjellja e hutuar e Wall Street, mbi të gjitha pangopësia e menaxherëve për të pasur rroga të larta dhe pajustifikueshme, kanë krijuar një ambient të përshtatshëm për të bërë një reformë financiare që do të çlironte nga dara e krizës ekonominë amerikane. Përpara humbjes, rizgjedhja e Ben Bernanke për një mandat tjetër të krye të bankës federale ishte e padyshueshme. Kurse sot, senatorët demokratë nuk është se janë shumë të kënaqur me të: duke larguar Bernanke merr kuptim një mënyrë për t’i treguar elektoratit se kërkesat e tyre janë dëgjuar.Asgjë pre këtyre kërkesave nuk është pritur mirë nga tregjet financiare. Bursa e Nju Jorkut ka parë ditë të zezë që prej javës së parë të tetorit, në Evropë aksionet e bankave po bien me një shpejtësi marramendëse kur investitorët kanë anticipuar politika më mbrojtëse ndaj një sërë sektorësh dhe ndërkohë edhe në Azi nuk është kuptuar akoma impakti që do të kenë këto reforma.Skot Broun nuk do të kishte imagjinuar kurrë se zgjedhje e tij do të kishte konsekuenca në planin e politikës ndërkombëtare dhe tregjeve financiare. Rezultatet i zgjedhjeve në Ukrainë i tejkaluan kufijtë territorialë të vendit, me disa ndryshime në raportet me Rusinë. Kur në 2008 u hodh ideja që Ukraina do të ishte anëtare e NATO-s, Vladimir Putin reagoi duke kërcënuar për një aneksim të vendit nga ana e Rusisë. Në dy raste Rusia i ka ndaluar furnizimet e naftës Ukrainës, pra kështu edhe Evropës. Ukraina ka mbështetur Gjeorgjinë me trupa dhe armë gjatë konfliktit të 2008-s. Dhe ka shumë fërkime në Krime. Kështu që është evidente që për Kremlinin ikja e Jushçenkos është një lajm i mirë. Kandidati i tyre mbetet gjithsesi Janukovich edhe pse, përballë një fitore të mundshme të Timoshenkos, Putin ka qetësuar, duke deklaraur se me të “mund të punohet”.Dhe në fund, implikimet ndërkombëtare të zgjedhjes të Sebastian Pinerjas në Kili janë shumë të rëndësishme dhe të natyrshme. Hugo Chávez, Evo Morales dhe familjen Kirchner i njohim mirë dhe gjithashtu dimë më mirë se në këtë kohë gjithçkalidhet në mënyrë të befasishme. Nga çdo anë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›