Mëhilli: Qytetarët të reflektojnë për Ramën
Partia Demokratike u bëri thirrje qytetarëve që të reflektojnë përballë fakteve që tregojnë se si është sjellë kryetari i PS-së me familjen e tij. Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli, tha se faktet e botuara së fundmi tregojnë se çfarë është familja për të. "Një dosje e një tragjedie të madhe njerëzore dhe familjare që zgjati 9 vjet rresht dhe që ka për autor kryesor kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edvin Ramën", tha ajo.