E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Sali Berisha i ka uzurpuar bashkitë

Deputeti socialist, Eduard Shalsi, deklaroi dje se Sali Berisha po kërkon të ndalë një proces decentralizimi, që jo thjesht dhe vetëm cenon demokracinë vendore në Shqipëri, por rrezikon seriozisht integrimin europian. Një ditë pas protestës së vendorëve para Kryeministrisë, deputeti i PS-së vuri në dukje se qëkur erdhi në pushtet, Sali Berisha u lëshua me një mllef drejt pushtetit vendor, duke u përpjekur në mënyrë sistematike të uzurpojë kompetencat e bashkive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›