E Diel, 1 Nëntor 2026

“Haga”, institucioni i vetëm që mund të gjykojë të pabërat e Edvinit

Socialistët evropianë kanë rrëzuar dje propozimin-çmenduri të Taulant Ballës për të dënuar Shqipërinë për zgjedhjet e 28 qershorit. Pas këtij kongresi, edhe socialistët do ta shohin PS-në si një formacion që s’ka të bëjë me politikën normale, por institucionet ndërkombëtare do të kërkojnë ndonjë gjykatë në Hagë, që të ndalojë bllokadat e padrejta që Edvini po u shkakton bashkatdhetarëve të vet

Edi Rama, i shquar vetëm për “shoë” mediatikë dhe për mosprodhim politik, duke zgjedhur gjithmonë ikjen dhe bojkotimin e ballafaqimeve, këtë gjë ka bërë edhe dje në mbledhjen e Kongresit të Partive Socialiste Europiane. Pikërisht dje, kryetari i PS-së Edi Rama, braktisi sallën në të cilën zhvillohej Kongresi i PSE-së, gjatë fjalimit të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta.
Ikja dhe bojkoti i Ramës, në kushtet e shterpësisë së alternativave politike, por duke mos harruar prtetekset, ka lënë përshtypje jo të mirë, dje nga krerët e partive socialiste europiane, pjesëmarrës në Kongres.
Bojkoti ka ardhur edhe pas vendimit të shumicës së trupës vendimmarrëse të socialistëve evropianë, të cilët kanë rrëzuar rezolutën e Taulant Ballës, i cili ka paraqitur një dokument-paçavure, i cili mundohej të mbronte moralin e sjelljeve të Edvin Ramës në Pezë, por jo edhe rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare në vend. Pas rrëzimit të kësaj rezolute, është bërë e qartë edhe për mediat e painteresuara, se PSE-ja dhe parlamentarët e saj në PE janë për mbështetjen e institucioneve që kanë dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, pra edhe për ngritjen e një mazhorance të drejtuar nga Sali Berisha dhe të një opozite, që në rastin më oportun do të drejtohet nga kryetari në detyrë i Bashkisë së Tiranës.
Sjellja e Ramës, dje në Pragë, nuk ishte asgjë më tepër se një konfirmim i mentalitetit të tij, një vijë sjellje që meriton të jetë subjekt i një gjykimi në tribunalet e “Hagës”. Para këso tip gjykatash, Edi Rama duhet të japë shpjegime e të përgjigjet, për tendencën e vet për mosnjohjen e institucioneve qendrore në vend. Jo vetëm kaq, por ai duhet të japë llogari edhe për mosnjohjen e institucioneve lokale, pjesë e të cilave është edhe partia që ai ka uzurpuar. Është i vetmi dhe unikal, sjellja e tij e paradisaditëve, kur nga pozitat e kryebashkiakut të Tiranës, që ndër përgjegjësitë e tjera ka edhe pastrimin dhe mbajtjen pastër të qytetit, zgjodhi ta ndotë atë, duke hedhur rrugëve të tij, thasë plastike, të mbushura me plehra.
Nga Praga dje, Edi Rama demonstroi gjithashtu edhe mosnjohjen e Kongresit të PSE-së, veç se ai Kongres paskërkësha ftuar edhe Ilir Metën.
Bashkë me fyerjen që ai u bëri dje homologëve të tij socialistë europianë, ai i shkurtoi vetes edhe rrugën për në një gjykatë të mundshme të tipit “të Hagës”.
Duke vlerësuar Kongresin e PSE-së, që po zhvillohet në Pragë, si një ngjarje shumë të rëndësishme, Meta bashkë me keqardhjen e tij, komentoi si jotolerante, sjelljen e Edi Ramës. “Ishte për të ardhur keq që gjesti jo tolerant dhe jo demokratik i tij, i largimit nga ky takim pune në momentin që unë, sikurse u ftova, fillova të mbaj fjalën time dhe të ekspozojë edhe situatën në Shqipëri, por edhe politikën e Shqipërisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Meta nga Praga, ku merr pjesë në Kongresin  e PSE-së.
Në këtë Kongres, në fjalën e tij Meta, foli dhe shprehu qëndrimet e tij për rolin e Shqipërisë për sa i takon kontributit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, por edhe për të shkëmbyer pikëpamje të ndryshme në lidhje me zhvillimet e fundit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›