E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Ngacmimet PD-PS të kalojnë si gripi stinor

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta u kërkon dy palëve, mazhorancës dhe opozitës, që të ulin tonet dhe të marrin përgjegjësitë që u takojnë për të çuar vendin përpara. Në një komunikim me mediat, ku Meta bëri një përmbledhje të takimeve të tij në Greqi dhe Bruksel, deklaroi se ky është një sezon ngacmimesh mes dy palëve që duhet lënë sa më shpejt, pas pasi koha nuk duhet humbur. "Do doja që ta quaja këtë sezon ngacmimesh dhe provokimesh të panevojshme, si një grip stinor, që duhet ta lëmë sa më shpejt pas dhe të ecim të gjithë përpara, pasi nuk kemi kohë për të humbur. Të gjithë qytetarët shqiptarë presin një ritëm më të lartë të reformave, presin një forcim të mëtejshëm të institucioneve demokratike dhe ato të shtetit ligjor, presin jo vetëm shërbime më të mira, jo vetëm nga qeveria dhe administrata e saj, por edhe pushteti vendor", deklaroi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›