Athinë, rikthehen trazirat, arrestohen qindra veta
Rritet tensioni në qytetet greke, në përvjetorin e parë të vrasjes së 15-vjeçarit Alexandros Grigoropoulos, që humbi jetën një vit më parë gjatë përplasjeve mes manifestuesve dhe policisë. Në kryeqytet dalloheshin qartë parullat me mbishkrimet "Nuk do të harrojmë, nuk do të falim", dhe rreth 3 mijë veta morën pjesë në një manifestim që gjeneroi në përplasje të reja mes anarkistëve dhe policisë. Agjentët e policisë, rreth 12 mijë veta, kanë përdorur gaz lotsjellës kundrejt personave që lëshonin gurë dhe mjete të forta ndaj tyre. Ministri i Rendit Publik,
Michalis Chrisochoidis, ka deklaruar se "policia do të vazhdojë të përmbushë detyrën e saj për të mbrojtur qytetarët dhe nuk do të lejojë që vandalët ta gjunjëzojnë sërish Athinën". Kortezhi ka arritur në selinë e Parlamentit dhe të universitetit, ku në përpjekje për të hyrë brenda me dhunë disa demonstrues kanë qëlluar dhe plagosur në kokë rektorin e këtij universiteti. Edhe gjashtë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, nga të cilët katër agjentë policie dhe dy manifestues. Në fundjavë, të shtunën dhe të dielën, 80 persona janë arrestuar dhe më shumë se 200 të tjerë janë ndaluar. Grupe të rinjsh të maskuar kanë shkatërruar vitrinat e dyqaneve dhe bankave, kanë djegur kazanë plehrash dhe makina, duke u përqendruar tërësisht në lagjen anarkike Exarchia, krejtësisht e blinduar nga policia, ku ishte planifikuar një tjetër ceremoni përkujtimore në orën e saktë të vdekjes së djaloshit 15-vjeçar. Një pjesë e ndalimeve ndodhi pas hyrjes me dhunë në një qendër sociale në rrethinat e Keratsinit, ku u "pushtua" edhe selia e këshillit komunal. Shumë incidente të tjera ndodhën në Exarchia. Me dhjetëra shkolla dhe fakultete janë të "pushtuara". Pavarësisht apelit për qetësi nga familjarët e të ndjerit Grigoropoulos, organizatat e së majtës radikale kanë denoncuar "represionin e dhunshëm" të qeverisë, duke i ftuar studentët dhe punëtorët të japin një përgjigje të menjëhershme. Dje në mëngjes, në varrezën e Paleo Faliro, në periferi të kryeqytetit u zhvillua një ceremoni private për të kujtuar 15-vjeçarin, me familjarë dhe të afërm të tij. E pranishme ishte edhe ministrja greke e Arsimit, Anna Diamantopoulos. Për vdekjen e tij janë akuzuar dy agjentë policie, procesi ndaj të cilëve pritet të nisë më 20 janar. Por, përveç Athinës, episode të dhunshme kanë ndodhur edhe në Selanik, qyteti i dytë më i madh në vend, ku ishin dislokuar rreth 3 mijë forca policie. Disa manifestues kanë hedhur bomba molotov kundër policisë dhe kanë dëmtuar vitrinat e disa dyqaneve. Edhe aty policia arrestoi tetë të rinj. Ndërkohë, qeveria ka premtuar se nuk do dhunojë asnjë të drejtë civile, por protestuesit ankohen për hipokrizi nga ana e ekzekutivit të Athinës dhe një shtetrrethim të paprecedentë të kryeqytetit. Pas vrasjes së të riut një vit më parë, në Greqi shpërtheu një valë e pashembullt dhune.