E Shtunë, 31 Tetor 2026

MB:4755 të evakuar, 2473 shtëpi të përmbytura

Ministria e brendshme ka publikuar situatën më të fundit në zonat e përmbytura deri në mesditën e sotme. Sipas një deklarate të publikuar nga kjo ministri thuhet se një nga zonat më të prekura nga përmbytjet është ajo e komunës së Dajçit ku 2000 ha tokë janë të përmbytur plotësisht, ndërsa 1187 shtëpi janë nën ujë.
Gjithashtu kjo ministri thekson se edhe Bashkia e Shkodrës ndodhet në një situatë të vështirë pasi janë përmbytur 250 ha tokë, 330 shtëpi, ndërsa 586 persona janë evakuuar. Ndërsa në komunën e Anës së Malit, 1200 ha janë nën ujë bashkë me 180 shtëpi, ndërsa 282 persona janë evakuuar.
Ministria e Brendshme njofton gjithashtu se në të gjithë qarkun e Shkodrës janë përmbytur 10 mijë ha tokë, 4755 persona janë evakuuar, ndërsa 2473 shtëpi janë përfshirë nga uji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›