Mehmeti në formë të mirë

Agon Mehmeti ka qenë futbollisti më i dalluar në stërvitjen e Palermos të martën. Sulmuesi shqiptar ka konfirmuar formën e tij të mirë, duke realizuar het-trik në një ndeshje mes vete.
Mehmeti iu bashkua Palermos më herët gjatë afatit kalimtar të janarit nga Malmo, kurse debutoi në Serie A në takimin kundër Napolit.
Duke pasur parasysh formën e tij të mirë, mund të ndodhë që ai të aktivizohet sërish në ndeshjen e ardhshme që Palermo e zhvillon kundër Interit të mërkurën.