De Biasi sjell emra të rinj në Kombëtare

Trajneri i ri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, pritet të thërrasë disa emra të rinj në Kombëtaren shqiptare për ndeshjen miqësore të 29 shkurtit, që do ta zhvillojë kundër Gjeorgjisë.
Sipas medieve shqiptare, italiani pritet të thërrasë në skuadër mesfushorin e talentuar të Grasshoperit, kosovarin Mërgim Brahimin, i cili aktualisht luan me ekipin e shpresave. Po ashtu risi pritet të jetë edhe emri i sulmuesit të ri Edgar Çani, i cili luan me ekipin polak Polonia Warsaw.
Përveç kësaj, pjesë e Kombëtares në këtë ndeshje pritet të jetë edhe veterani Altin Lala, i cili qysh më herët kishe paralajmëruar pensionimin.